Liberta sapo na e tregoi një cep të shtëpisë së BBVK (FOTO)
Tashmë të gjithë e keni kuptuar se Big Brother VIP Kosova fillon më 5 dhjetor.
Por deri në nisjen e këtij spektakli që vjen për herë të parë në vendin tonë, të gjithë jemi kurioz për pamjen e shtëpisë më të famshme.
Ka qenë prezantuesja Liberta Spahiu ajo e cila e ka publikuar një cep të shtëpisë ku duket njëra nga kamerat në një dhomë ngjyrë lejla kombinuar me portokalli.
Gjithsesi, kjo është vetëm një pjesë e vogël e shtëpisë pasi gjithçka mund të shihni kur të nisë BBVPK që opinionistë ka Olti Currin e Afërdita Paqaradën, ndërsa e drejtojnë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.