Liam i “Big Brother 5” nis lidhje të re me modelen 25 vjeçare, jetojnë të dy në Gjermani por rastësia i takoi në Paris

Në verën e 2014-ës u rikthye si DJ në plazhin e Dhërmiut, fiks dy vite nga martesa televizive “live” me bionden nga Gjermania, Evelin. Tashmë zbulojnë se partnerja për shumë vite e djalit simpatik nga Tirana Liam, që njihet në muzikë si DJ, është vetëm një ish. Revista “Story” ka siguruar foto ekskluzive nga lidhja e re që Liami ka krijuar me një tjetër bionde të bukur, modelen 25 vjeçare, Jagoda Weclewicz. Ata duken të dashuruar dhe kalojnë shumë kohë bashkë, duke na dhënë përshtypjen e një lidhjeje romantike dhe të forte edhe pse jetojnë në dy qytete të ndryshme, ajo në Berlin dhe ai në Këln. Vajza me origjinë nga Polonia ka lindur dhe është rritur në Berlin, ndërsa ndjek studimet e larta për Biologji. Mësohet se një rastësi e bukur i ka ndodhur çiftit pasi edhe pse jetojnë të dy në Gjermani, ata janë njohur në qytetin e dashurisë, Paris. Ndërkaq Liam vazhdon punën e tij si Dj nëpër Europë, një karrierë gjithmonë e më shumë në ngjitje për të, ndërsa Jagoda si modele. Sipas burimeve të afërta pranë Liam, lidhja e tij me Evelin mori fund pasi nuk po ecte më. Dy vite më parë ai u kthye në Shqipëri me Evelin, pas dy vitesh mungesë që nga pjesëmarrja në lojën e “Big Brother”. “Në fakt do të kthehesha këtu vetëm për biznes, si në këtë rast, pasi karriera ime vazhdon me sukses në Gjermani, Hollandë e Luksenburg, vendet ku kjo muzikë preferohet shumë. Ndërsa në Shqipëri muzika që unë bëj, pra arti i muzikës elektronike është jo shumë i zhvilluar, dhe nuk paguhet mirë”, është shprehur Liam për mediat.