Lexuesi i parë i librit të Albana Osmanit është babai i saj, fjalët e tij do ju emocionojnë të gjithëve
Prej disa kohësh, moderatorja e njohur Albana Osmani ka lajmëruar se po punon për librin e saj të parë. Libri i cili titullohet “Çika në betejë me inteligjencën artificiale” do të publikohet në fund të këtij muaji. Megjithatë ende pa dalë, Albana ka zgjedhur që të ketë një lexues të parë special dhe ai është babai i saj. Albana tregon se i ka pritur me emocion e me lot përshtypjet e tij. “Je njësoj e vogla ime fitimtare në çdo gjë”, i është kthyer i ati pasi ka shfletuar disa nga faqet dhe me siguri për moderatoren ky ështësuksesi më i madh. Më poshtë mund të lexoni shkrimin e saj të plotë.
“Lexuesi i pare i librit tim eshte babai im. ❤️Ai mban ne duar nje version te pare testues te shtypur per ta pare se si do te duket, ku edhe ilustrimet do i bashkangjiten me pas . Serioziteti i tij ndersa shfletonte faqet e para, me beri të rri aty sus prane tij, me zemren qe me ishte mbushur me emocion, nuk dua ta fsheh , kisha vertete emocion dhe mezi po prisja të shoh si do i dukej, cfare po mendonte, cila qe pershtypja e tij e pare .. Ai u kthye i buzeqeshur dhe me tha : “Koçiiiiiiii “ je njesoj ajo e vogla ime fitimtare ne cdo gje. Ashtu I buzeqeshur me pas u ngjit në dhomen e tij dhe vazhdoi leximin e librit . Ne vegjeli natyra ime ishte prej “kalamani mistrec “ aspak formati i nje vogelusheje te brishte. Do argetohesha duke luajtur , me te mbaruar shkolla si orar dhe deri sa behej terr aq sa nuk shikohej dera ku eshte shtepia. Shpesh here beja dhe gol ne futboll duke luajtur me djemte , shoket e lagjes. Nje mbremje im ate u kthye pas turnit te punes 72 oresh si Oficer dhe me gjeti në oborrin e pallatit me bluzen e mbushur plot me “koça” në vendlindhen time I thone zarave sferike të hekurit “koça”. Keshtu une prej oresh kisha mundur të fitoja të gjithe koçat e vegjel, të gjitheve, dhe kisha mbushur bluzen qe mbaja veshur duke e pervjel ate me nje dore perplot me sferat e vogla të fituara,aq sa po derdheshin. Ne koçin e fundit dora spo me dridhej fare e godita dhe e fitova. U hodha aq shume perpjete nga gezimi sa thashe mu derdhen pertoke gjithe koçat e vegjel, por kur kthehem e shoh qe spektatori im special kishte qene babi në koçin e fundit, syte mu mbushen me lot. Ai me mori hopa dhe pse tejet I lodhur , me shkundi dhe la koçat te bien per toke duke shtuar “do lozni perseri neser të gjithe bashke , leri “ . Keshtu u kthyem në shtepi Bushi dhe “koçi “ e vogla Albana asokohe. Ne komentin e tij u ndjeva njesoj …. Shpresoj shume qe ky liber te frymezoje shume kampione! Shpresoj shume qe ky fundmuaji , pas prezantimit publik të librit , tju gjeje me te ne duart tuaja #comingsoon #lotsoflove #iloveyoufather”.