Letra e studentit ekselent/ Për ty që ke humbur shpresën nga pushteti në dorën e bajlozit, zgjohu se pushteti je ti!

Unë jam Marjan Geci. Student për Shkenca Politike dhe Administrative. Inspiroj të jem një zë i fuqishëm në vendimarrje,për të mirën e këtij vendi.

Dhe unë si çdo i ri jam i mbërthyer nga një vorbull energjie në kërkim të suksesit dhe të përmbushjes së misionit tim madhor.

Ndёr mundёsitё dhe pamundёsitё që na ofrohen endet edhe skema e arkitekturёs,arkitekturës së ëndrrave. E cila është brymosur që në fëmijëridhe formёsuar gjatё rrugёtimit jo tё lehtё ku ndodhem sot.

Ashtu si edhe ti, i kapluar herё nga rrjeta e mendimeve e herё i frymëzuar qëndroj stoic në realizimin e ëndrrës time,të misionit tim që kurrsesi nuk ёshtё egoist apo narcist. Sepse unё jam ti Ti dhe Ti pra jam Ju.

Ndodhem nё bankat e shkollёs nё kёrkim tё lapsit pёr tё skicuar ёndrrёn time nё punёn e lodhshme duke gdhendur idetё e mia, nё horizont duke shpalosur ёndrrёn time ёndrrёn tonё altruiste, vizionare, tё motivuar pёr hapa gjigandё nё njё botё liliputёsh.

Vallë a keni dёgjuar ndonjëherë pёr depresionin e shpresёs/motivimit? Eh! Jam i sigurt qё shumё prej jush kanё njё perceptim apo e kanё pёrjetuar, edhe pse tё lёnё nё shurdhësi me apo pa koshiencё. Sepse, askush nuk flet pёr kёtё. Si i ri nё kёtё vend tё begatё me potencial zhvillimi pёr kёdo qё kёrkon arritjet e sotme dhe suksesin e sё nesёrmes, dua tё lё gjurmёn time nё kapitullin aktual tё kësaj historie.

Nё përditshmërinë time e kam tё pamundur mos tё shquaj shёmbёlltyra tё mrekullueshme si ëndrrat e Naimit, ironinë e Faik Konicës, revolucionin e Fan Nolit apo sytë e përlotur të Migjenit. Dhe kёtu stopoj, ndaloj drejt meje zgjatet njё dorё e padukshme, e cila nuk e di nëse po më kërkon apo do të më japë ndihmë.

Ja miq! Kёshtu ndesha edhe depresionin e shpresёs dhe motivimit. Krejt pa e kёrkuar. Prandaj vendosa tё tё drejtohem ty, t’i drejtohem vetes: Vallë çfarё zullumesh tё penguan tё mbash ndezur dritën e sakrificёs vetёflijuese të sjellë nё emёr tё pёrparimit mes nesh nga Prometeu? Jo! Ti nuk e meriton të skutesh drejt kthetrave të arrogancës. Sepse pushteti nuk ёshtё nё dorё tё bajlozit Goliath.

Pushteti je ti! Prandaj i dashur lije realitetin virtual! Vazhdo jeto misionin tënd tani. Mundёsitë nuk ofrohen nё pjatё floriri nё çdo moment në çdo kohë, ajo fitohet me shpejtёsi drite. Historia, që prej eposeve tё lashtёsisё dhe deri mё sot ka treguar që qёndresa, pёrballja dhe uniteti janё garantues tё fitores. Jo vetёm tё njё beteje, por dhe tё një lufte. PO! Jemi nё një situatё lufte. Jo tё njё lufte tё ftohtё, ushtarake, logjistike, shёndetёsore (prej pandemisё) apo ekonomike prej bllokimeve të tregjeve botërore. JO! Lufta e vёrtetё qëndron brenda nesh. Nё mbrojtje tё kёshtjellave tё pёrbashkёta, tё shpresёs, motivimit, vlerave dhe atruizmit. E pikёrisht kёtu qёndron ngёrçi më madhor, qё rinia shqiptare po i jep pa mё tё voglёn pёrpjekje kёto kulla force, identiteti dhe zhvillimi. Kёshillё pёr ty dhe pёr veten: Zgjohu dhe rend pёr ёndrrёn tёnde! Forca dhe vrapo se koha ёshtё miku im!

*Autori i kësaj letre quhet Marjan Geci. Ai është student ekselent dhe menaxher shumë i suksesshëm, i cili ka edhe aspirata shumë të larta në politikë. Por Marjani nuk lë pas edhe rrjetet sociale, ku me video motivuese për të rinjtë dhe me postime shumë tërheqëse ka thithur një audiencë shumë të lartë. Për Marjanin nuk ka modesti, pasi për të modestia është për njerëzit e paarrirë. Është i çertifikuar në disa fusha si; lidership, menaxhim i burimeve njerëzore dhe biznesi, njohës i politikave si edhe studiues në fushën e ligjit. Marjani është personazh që shihet shpesh në konferenca, protesta si edhe në studio televizive për arritjet e tij e më gjerë edhe pse në një moshë të re.