Lesbike apo jo? Zbuloni anën e errët të jetës seksuale të Dafina Zeqirit
Nuk është hera e parë që Dafina Zeqiri përflitet si vajza e muzikës që pëlqen femrat, madje duke shkuar deri aty sa janë të bindur se sa u përket prirjeve seksuale, ajo është një lesbike e lumtur që preferon ta mbajë sekret. Por kur dikush në “Instagram” e quajti publikisht “lesbike”, komenti duket se i dogji vërtet shumë Dafinës.
Këngëtarja shqiptare i ktheu përgjigje ndjekësit që e pyeti nëse vërtet është lesbike, siç po flitet gjithandej. Kjo pyetje kaq direkte e hidhëroi Dafinën, e cila nuk vonoi me komentin e saj për t’i thënë se pyetja ishte pa kuptim dhe se gjysma e atyre meshkujve që njerëzit kanë idhull janë biseksualë.
Më pas ajo i bëri screenshot bisedës, në mënyrë që ta publikojë në “Instastory”, për t’iu paraprirë të gjithë atyre që mendojnë të njëjtën gjë: “Unë i respektoj të drejtat e njerëzve. Çdo të drejtë njerëzore! Ka njerëz që nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre nga bombat, ose nuk kanë ujë të pinë dhe disa qenie njerëzore egoiste mundohen të kontrollojnë jetët e të tjerëve sepse kanë vendosur të mos jetojnë jetën e tyre”, shkruan Dafina.
Por të tjerë komentues nuk e konsideruan këtë një përgjigje, por thjesht një shmangie nga pranimi i së vërtetës. Sipas tyre, në këtë mënyrë këngëtarja nuk preferoi të japë një përgjigje konkrete, por u tha të gjithëve të shikojnë punët e tyre. Po pse ndjekësit janë të bindur se ajo pëlqen femrat, ndërkohë që me meshkujt s’është se i ka ecur shumë? Këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila prej pak kohësh është kthyer në tregun e muzikës shqiptare, pas disa tentativave për të depërtuar në tregun amerikan, është komentuar më së shumti edhe për jetën private.
Sa i takon jetës private, ajo u përfol për disa foto skandaloze të shkrepura gjatë kohës që u fol se kaloi një krizë me të dashurin nga Republika Domenikane, Joze. Artistja shfaqej në skena provokuese pranë një femre amerikane me format seksi, e cila është pjesë e muzikës botërore dhe njihet si DJ Coco Robert. Ato shoqërohen prej kohësh të dyja, pasi bashkëpunojnë në shumë koncerte, siç ishte rasti kur ndanë skenën në New York.
Prekje, puthje e lojëra seksuale para pasqyrës, ku dukeshin të zhveshura para gjumit në një dhomë hoteli, ish-in gjestet me pullë të kuqe mes tyre në fotot e postuara në rrjetet sociale me Coco Robert, një Dj e njohur, e rezervuar zakonisht për javët e modës në SHBA. Këto foto me Dj dolën pasi Dafina Zeqiri u përfol për ndarjen nga i dashuri Joze, ku si shkak u bë flirti me muzikantin nga Maroku, French Montana, i cili ishte imazhi i klipit të saj “Four Seasons”.
Nga ana tjetër, mediat e Kosovës e kanë parë në tjetër këndvështrim rikthimin e saj nga Amerika. “Dafina Zeqiri u kthye sërish në vendin e tregun muzikor që e bëri me emër. Tentativa e saj për të depërtuar në tregun ndërkombëtar duket si e dështuar, por këngëtarja ende ka shpresa”, shkruante “Kosovarja” pak kohë më parë.
Këngëtarja te të 30-at, duket se përveç thashethemeve për prirjet seksuale, shton përditë edhe numrin e tatuazheve në trupin e saj. Nisur edhe nga look-u i ri ku shfaqet bionde me flokë të zeruar, ndjekësit janë të bindur se asaj po i shijon të duket si djalë. Në lidhje me formën fizike, ajo deklaroi vetë se ka shumë celulit dhe strija në lëkurë, edhe pse të gjithë mendojnë se ajo është perfekte, nisur nga fotot me filtra./PANORAMA PLUS