“Lëreni djalin tim jashtë botës së medias”/ Ish-partnerja e Endrikut reagon ashpër: Liami është i imi dhe jo i ‘nuses’ së tij

Endriku vijon të jenë një emër mjaft i komentuar në media së fundmi. Ndërkohë që ish marrëdhënia e tij me Sarën u trajtua gjërësisht gjatë spektaklit, mbrëmjen e së shtunës, mesa duket këngëtari nuk paska mire marrëdhëniet me ish-partneren e tij, me të cilën ka edhe një djalë.

Ditën e sotme, ajo ka reaguar përmes një statusi në profilin e saj të Instagramit, përmes së cilit ka sqaruar se Liami është djali i saj dhe jo i nuses së Endrikut. Nga ana tjetër ajo ka akuzuar këngëtarin se ai nuk e përmend emrin e saj pasi ka frikë se del e vërteta e ndarjes së tyre.

“Një mesazh për portalet që përmendin djalin tim. Pikë së pari, Liami është djali im dhe jo i nuses së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmendet më afër tyre. Fakti që ai nuk do të më përmendë mua, me pretendimin se është për të mirën e djalit, në fakt është sepse ka frikë të dalë e vërteta e ndarjes sonë edhe pse e përmendi një nga banoret aty. Djali tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësisht veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq për atë sepse djali e do shumë dhe nuk dua t’ja heq dashurinë që ai ka, as ta kthej kundra por këto manipulime dhe viktimizime kalojnë cdo limit. Lëreni djalin tim jashtë botës së medias se nuk i duhet fama. Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmendjen që i duhet nga unë”, shkruan ish-partnerja e Endrikut.

liberale.al