Leonora sërish kryelajm i mediave rozë, si qëndron e vërteta rreth ndarjes me të dashurin?
Ditëve të fundit në media shqiptare është përhapur një lajm i pavërtetë, pa burim informacioni e pa fakte.
Sërish kryelajm ishte Leonora Jakupi dhe sigurisht jeta e saj private të cilën artistja e ka mbajtur për vete tash e shumë vjet.
Këngëtarja e cila së fundmi nxori dy projekte dedikuar UÇK-së, ishte sërish cak i lajmeve të pavërteta pasi u tha se ajo i ka dhënë fund lidhjes shumëvjeçare me të dashurin e saj.
Ky lajm është totalisht i PAVËRTETË.
Ajo vazhdon të jetë e lumtur krah burrit që ia ka marrë zemrën dhe po e jeton personalen si më së miri.
Artistja e shumë hiteve shqiptare e ka konfirmuar lajmin për Prive duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë, dhe portalet edhe kësaj here kishin synim klikimet pa burim e informacion rreth saj dhe të dashurit.
Pra, rrini të qetë, pasi ikona e bukurisë shqiptare është e lidhur madje e lumtur dhe shumë shpejt edhe mund ta shohim në fustan nusërie./Prive.al