Leonora Jakupi tha se nuk i flet akoma Nora Istrefit dhe arsyeja është kjo këngë e vitit 2016

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka qënë mbrëmjen e së shtunës e ftuar në progamin ‘’Shiko Kush Luan’’, ku ndër të tjera u bë pjesë e sfidës ‘’Ndaje ose pije’’,

Leonora u pyet mbi emrin e personazhit publik shqiptar, që e konsideron mk/mikeshë dhe emrin e personazhit që nuk do t’i fliste. ’Mikeshë për kokë’’, Leonora zgjodhi këngëtaren Jehona Sopi, ndërsa si personazhin që nuk i fliste dhe nuk ka asnjë lloj marrdhënie përmendi Nora Istrefin.

“Unë nuk jam person që mbaj inate, por hë për hë nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje. Ajo duhet të më kërkojë falje ‘’ – deklaroi artistja gjatë sfidës.

Po çfarë ka ndodhur mes artisteve?

Shkak për prishjen e marrdhënies mes tyre është bërë kënga ‘’Sa t’kom dasht’’, e kompozuar nga Flori Muamjesi për Leonora Jakupin. Kjo e fundit ia tregoi në atë kohë mikeshës së saj Norës, e cila e rregjistroi vjedhurazi, në një studio tjetër muzikore.

Edhe pse Nora Istrefi ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj marrjes së këngës në mënyrë të tillë, duket se kjo nuk ia ka kthyer miqësinë me Leonorën, të paktën derisa të vijë ndjesa.

/News31