Leonora Jakupi kujton babain dëshmor dhe uron Ushtrinë e Kosovës
Me një fotografi të babait të saj të ndjerë, që ra dëshmor për Lirinë e Kosovës, këngëtarja Leonora Jakupi, e ka uruar Kosovën për formimin e Ushtrisë. Pasi parlamenti votoi pro pakos së ligjeve që i japin FSK-së mandat të shndërrohet në Ushtri, këngëtarja e cila dikur edhe i ka kënduar lirisë së vendit, e ka uruar Kosovën përmes babait të saj, shkruan Prive. “Babi sot Kosova po bëhet me ushtri të re. Amaneti i dëshmorëve po realizohet”, ka shkruar Leonora përplot emocion në profilin e saj në Instagram.