Leonora Jakupi fotografohet në klinikë gjinekologjike, ç’po ndodh me këngëtaren

Këngëtarja Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor për tregun shqiptar. Artistja duket se ka lënë anash sjelljen e këngëve të reja, megjithëse para disa muajve ishte spekuluar se do të sillte një duet me Sabri Fejzullahun. Ajo po vazhdon të shijojë jetën nga ku po sjell foto të ndryshme në rrjetet sociale ndërsa nuk dihet se kush qëndron pas tyre. Së fundi, është parë në një spital privat në Shkup, ku ka vizituar klinikën gjinekologjisë. “Telegrafi” ka siguruar fotografi të vizitës së 38 vjeçares, teksa kishte veshur një pallto dhe priste në dhomën e pritjeve. Nuk dihet arsyeja e vizitës së Leonorës, por mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë bëhet fjalë. Theksojmë se së bashku me këngëtaren ishin edhe deputetja Ganimete Musliu si dhe këngëtarja Vjollca Haxhiu.