Leonora Jakupi feston 40-vjetorin në Stamboll, merr lule nga dërguesi sekret

Leonora Jakupi mbushi plot 40 vjeç dhe vendosi që ditëlindjen e saj ta festonte në një vend larg Shqipërisë. Momentalisht, ajo gjendet në Stamboll, në një nga hotelet më luksoze të këtij vendi. Këngëtarja ka publikuar pamjet e para të dhuratës që ka marrë dhe ka qenë një buqetë me lule.

Leonora-Jakupi-3

 

Edhe pse një dhuratë e thjeshtë, duket simbolike për këngëtaren, pavarësisht se nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth personit që ia ka dhuruar. Ashtu siç mund ta shohim dhe ashtu siç vetë Leonora ka deklaruar më parë, ajo është shumë hermetike kur bëhet fjalë për jetën e saj private, shkruan Who. Në foton e fundit, nuk kanë munguar dhe komentet e fansave, të cilët i urojnë asaj ditëlindjen.

Leonora-Jakupi-2