Leonardo hap sfidën për fansat në një film me të
DiCaprio po i jep mundësinë një fansi me fat që të jetë në një film me të, për të ndihmuar në mbledhjen e parave për përpjekjet e ndihmës në luftën ndaj koronavirusit, shkruan DailyMail.
Aktori 45-vjeçar po u kërkon njerëzve të dhurojnë për “All In Challenge”, dhe një fitues me fat mund të ketë një rol në filmin e ri “Killers of the Flower Moon”, me regji nga Martin Scorsese dhe i interpretuar nga Robert De Niro.
“Kohët e fundit kemi nisur #AmericasFoodFund për t’ju ndihmuar të sigurohemi që çdo familje në nevojë të ketë qasje në ushqim në këtë kohë kritike”, tha DICaprio në një video në Instagram. “Komunitetet tona më të rrezikuara kanë nevojë për mbështetjen tonë tani më shumë se kurrë. Kjo është arsyeja pse ne po ju kërkojmë të na ndihmoni në #AllinChallenge.
Nëse ndonjëherë keni menduar se si është të jesh në gjendje të punosh me të madhin Martin Scorsese, Robert De Niron dhe mua, ky është shansi juaj”, shtoi DiCaprio. “Roberti dhe unë do të interpretojmë në filmin e ri të quajtur “Killers of the Flower Moon”, me regji të Martin Scorsese. Ne duam t’ju ofrojmë një rol, mundësinë për të kaluar ditën në set me ne të tre dhe për të marrë pjesë në premierë”, deklaroi ai.
Për të përfituar, njerëzit duhet të dhurojnë përmes “allinchallenge.com”, fonde që do mblidhen do për organizatat bamirëse “Wheels America”, “No Kid Hungry”, “World Central Kitchen” dhe “Feeding America”.