Leonardo DiCarpio prezanton të dashurën 23 vjet më të re
Leonardo DiCaprio vazhdon të mbetet i paqëndrueshëm për sa i përket jetës sentimentale. Ylli i filmit “Titanic” në vitet e fundit ka ndërruar shumë shpesh femrat me të cilat shoqërohet, duke mos gjetur aspak qetësi. Së fundmi DiCaprio është parë me një bukuroshe tjetër, që është 23 vjet më e re se ai. Camila Morrone është 21 vjeç dhe ka bërë prezantimin e saj si modele në vitin 2017, ndërsa ëndrra e saj është që provojë kinemanë. Sipas “Top Channel” DiCaprio njihet si një “Don Zhuan” i vërtetë dhe këtë e tregojnë edhe shfaqjet e tij në publik me shumë femra të bukura dhe të njohura.