Leonardo DiCaprio për momentin i ka sytë vetëm tek Gigi Hadid

Leonardo DiCaprio është shumë single, por edhe më shumë është gati për romancën e radhës. Ka vetëm pak javë i ndarë nga e dashura e 4 viteve, Camila Morrone dhe deri tani janë përmendur 1345 emra që mund të jenë “njohja e tij e re”.

Gjejeni pak tani ku i ka sytë ylli 47-vjeçar i filmave?!

Tek Gigi Hadid dora vetë! Burime për Us Weekly bëjnë me dije se aktori “nuk i heq sytë nga Gigi”, por interesant është fakti që kjo e fundit “s’ka treguar asnjë lloj interesi ndaj tij”.

Po i njëjti burim shtoi se “ata janë miq sepse Gigi s’do të ketë asgjë romantike për momentin me atë.”

Woë! Nëse është e vërtetë që targeti i ri i DiCaprio është supermodelja dhe kjo e fundit në një mënyrë a një tjetër ~po e refuzon~, niveli i vendosmërisë së Gigi-it është për duartrokitje!

Sidoqoftë, na duhet gjithashtu t’ju kujtojmë moshën e Hadid. Eshtë 27-vjeç dhe kjo do të thotë që miti i famshëm i interesit të Leo-s për 25-vjeçaret mund të jetë thyer.

Camila dhe aktori ishin bashkë për më shumë se 4 vite, por vendosën t’i japin fund këtë gusht. Burime pranë tyre bënë me dije se ndarja erdhi thjesht sepse “ata s’po kënaqeshin më me njëri-tjetrin”.

Gjithsesi, rikthehemi tek skenari aktual. Bota duhet të jetë gati për epokën Gigi-Leo kështu që merrni frymë thellë.