
Leonardo DiCaprio, në prag të fejesës me modelen
Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone, kanë 22 vite diferencë me njëri-tjetrin, por pavarësisht kësaj lidhja mes tyre duke shumë serioze.
Burime për revistën “People” kanë treguar se marrëdhënia mes tyre nuk është e zakonshme. “Ata duken shumë seriozë. Nuk është një marrëdhënie e zakonshme. Camila shpenzon shumë kohë në shtëpinë e tij. Tashmë ajo njihet si e dashura e Leos dhe ai e ka prezantuar tek prindërit e tij shumë kohë më parë”, kanë thënë burimet.
