Leona Lewis bëhet nënë për herë të parë! Këngëtarja publikon foton me vogëlushen, i zbulon emrin

Leona Lewis është bërë nënë! Këngëtarja 37 vjeçare dhe bashkëshorti Dennis Jauch mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku më 22 korrik.

Lewis njoftoi lajmin se është bërë nënë e një vajze në një postim në Instagram mbrëmjen e së martës.

“Dhe ne u bëmë 3 💗 E vogla jonë Carmel Allegra lindi në 22.7.22 🕊,” shkroi ajo një foto të ëmbël duke mbajtur vogëlushen në krahë, ku duket edhe dora e bashkëshortit.

Jauch postoi të njëjtën foto dhe mbishkrim në faqen e tij në Instagram. Në korrik 2019, këngëtarja u martua me koreografin në një ceremoni të mbajtur në vreshtin toskan të Sting dhe gruas së tij Trudie Styler, që ndodhet në jug të Firences.

Çifti u takuan për herë të parë në vitin 2010 kur ai po performonte si një këngëtar rezervë në turneun e Lewis. Ai i propozoi për martesë pas 8 vitesh së bashku.