Leo Messi me rrogë 100 milionë Euro, njihuni me futbollistët e tjerë më të paguar në botë

Pas lajmit se Leo Messi e ka rrogën rreth 100 milionë Euro bruto (50 milionë Euro neto), kemi vendosur t’u hedhim një sy renditjes së futbollistëve, që paguhen më shumë në planet. Edhe pse Cristiano Ronaldo ka fituar dy herë Topin e Artë së fundi, ka lojtarë që luajnë me skuadra anonime, që fitojnë më shumë se ai. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që portugezi kërkon të largohet nga Real-i. Zbuloni më poshtë sipas “Top Channel” se kush janë lojtarët më të paguar sot për sot:

Luis Suarez – 12 milionë euro neto në sezon
Gareth Bale – 12 milionë euro neto në sezon
Yaya Toure – 14.2 milionë euro neto në sezon
Sergio Aguero – 14.2 milionë euro neto në sezon
Romelo Lukaku – 14.5 milionë euro në sezon
Graziano Pelle – 15 milionë euro neto në sezon
Paul Pogba – 17 milionë euro neto në sezon
Kylian Mbappe – 18 milionë euro neto në sezon
Hulk -20 milionë euro neto në sezon
Cristiano Ronaldo – 21 milionë euro neto në sezon
Ezequiel Lavezzi – 22 milionë euro neto në sezon
Oscar – 24 milionë euro neto në sezon
Leo Messi– 50 milionë Euro neto në sezon