Leo DiCaprio heq dorë nga qejfet për Gigi Hadid dhe miqtë po e marrin inat!
Jeta e dashurisë së Leonardo DiCaprio është shpesh në titujt kryesorë të lajmeve, por zakonisht ndodh sepse ai ka një të dashur të re që është shumë më e re se ai. Këtë herë, 48-vjeçari po bën bujë pasi miqtë e tij mendojnë se Gigi Hadid, e cila është 28 vjeçe, po i merr të gjithë kohën dhe e ndalon të shoqërohet me të gjithë miqtë e tij. Kjo sipas një burimi të brendshëm që ka folur për RadarOnline për DiCaprion dhe Hadid, për të cilët fansat duket se janë shumë të interesuar. Burimi ka thënë se DiCaprio është shumë i zënë këto ditë.
“Ai është shumë më pak i disponueshëm për netët dhe takimet e pokerit, dhe miqtë po fajësojnë Gigi për monopolizimin e të gjithë kohës së tij,” tha burimi i brendshëm për RadarOnline.
“Zakonisht Leo në këtë periudhë merret me kroçerat verore duke mbledhur djemtë dhe vajza të veshura me bikini. Por ai e ka lënë të rrëshqasë edhe këtë dhe po flet për një pushim të vetëm me veten dhe Gigi.”