Leo DiCaprio dhe Gigi Hadid në një lidhje? Flasin burimet

Prej disa ditësh është përfolur për një romancë mes Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid.

Shkak u bënë disa foto nga paparacët ku ata shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit, fill pas ndarjes së aktorit nga e dashura e tij prej katër vitesh, Camila Morrone.

Ndërkohë një burim i afërt me Leo ka thënë për “E!News” se ai nuk po shikon të krijojë një lidhje serioze. “Ai po shijon të qenit beqar”, tha burimi duke shtuar se Leo, 47 dhe Gigi, 27 vjeç, nuk janë çift.