Leo ♥ Gigi: Thashethemet dhe *fotot* thonë se gjërat kanë shkuar në një tjetër nivel

Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid duket se kanë kaluar shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe marrëdhënia e tyre thuhet se ka kaluar në një tjetër nivel.

Së fundmi, aktori 47-vjeçar dhe modelja, 27 vjeç, u panë së bashku me një grup miqsh në në New York. Në fotot e siguruara nga Daily Mail, ata duken të afërt me njëri-tjetrin.

Një person i brendshëm tha për Page Six se ata “kryesisht kanë dalë në grup”, duke shtuar, “dhe vetëm disa herë”. Sipas po të njëjtit burim, “ata po e marrin me ngadalë”.

Nëse thashethemet janë të vërteta, Gigi do të ishte e para që do të thyente “rregullin 25” të DiCaprio-s. Ajo është 27 vjeç, ndërsa të gjitha të dashurat e aktorit kanë qenë maksimumi 25. Ai u nda me të dashurën Camila Morrone këtë verë, pak pasi ajo mbushi 25 vjeç.

Hadid ka një vajzë 2-vjeçare, Khai, me ish-partnerin e saj Zayn Malik.

Anabelmagazine