Lenny Kravitz zbulon detaje nga dasma e të bijës me aktorin e njohur Channing Tatum
Këngëtari amerikan Lenny Kravitz ka ndarë disa informacione rreth dasmës së ardhshme të vajzës së tij Zoe me aktorin Channing Tatum. Në mënyrë të veçantë, këngëtari 60-vjeçar ka treguar përafërsisht se kur do të jetë dita e madhe për të bijën.
“Ai është një djalë me të vërtetë i mrekullueshëm” tha Kravitz në “Zoë Ball and Friends” për dhëndrin e tij të ardhshëm. “Ai është simpatik. Ai është një njeri me shpirt dhe kështu, ai u bë pjesë e familjes shumë shpejt”.
“Ata përputhen dhe janë shumë të dashuruar. Dasmën do ta bëjmë vitin tjetër” ka shtuar ylli i rokut.
Por pavarësisht se është një muzikant me famë botërore, duket se Kravitz nuk do të dalë në skenë për të kënduar në dasmë. Konkretisht ai tha: Nuk mendoj kështu. Unë thjesht do të kujdesem për detajet.
Lajmi se Tatum i propozoi Zoes u shpërnda në tetor 2023, dy vjet pasi çifti filloi të takohej. Çifti u takua në xhirimet e filmit thriller ‘Blink Twice’, i cili do të jetë debutimi regjisorial i Kravitz.
Ora News