Leku sheshit, zbulohet sa ka kushtuar veshja e Arbanës në post BBV (foto)
Edhe pse “Big Brother VIP” përfudoi me sukses, moderatorja Arbana Osmani paralajmëroi se do të vazhdoi edhe tre javë të tjera. Ish-banorët do të diskutojnë në “Post Big Brother” për të gjithë eksperiencën e kaluar.
Mbrëmja e parë u trasmetua të martën, ku kishte edhe shumë debate mes tyre. Mirëpo, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte moderatorja Arbana Osmani, e cila pret të bëhet së shpejti nënë për herë të tretë. Ajo kishte veshur një kostum shumë ‘class’, shoqëruar me sandale të zeza.
Sipas faqjes “Mespërmes”, kostumi “Double-Breasted Blazer” kushton 1,266 euro, ndërsa sandalet “Tailored Trousers” 712 euro.
Edhe këtë herë, Arbana ka bërë një zgjedhje shumë luksoze, edhe pse në pamje të parë duket shumë e thjeshtë, por në fakt veshja e saj kushton në total te 2 mijë euro.
Kujtojmë se në festën e organizuar për BBV, ditën e hënë, Arbana konfirmoi se BBV do të nisë në fund të janarit të vitit të ardhshëm.