“Leku letër”/Ermal Mamaqi shfaq filmin dhe paguan 154 milionë vetëm për Pallatin e Kongreseve
Ermal Mamaqi i ka paguar plot 154 milionë lekë qira Pallatit të Kongreseve, për shfaqjen e filmit të tij të ri “I love Tropoja” në Tiranë. Premiera e filmit me protagonistë vetë Ermalin, Arjola Demirin u shfaq të mërkurën në mbrëmje me të ftuar personazhet publikë, kësaj here jo në kinema por në Pallatin e Kongreseve. Burime të sigurta për “Story.al” kanë dëshmuar se Ermal Mamaqi paguan 11 milionë në ditë qira për shfaqjen e filmit në Pallatin e Kongreseve, ndërkohë që vlera totale për 14 ditë shfaqje kap vlerën 154 milonë lekë në total. Miqtë e Ermalit janë çuditur nga kjo shumë marramendëse duke nisur me diskutimet se nga I burojnë të gjithë këto para për kosto kaq të çmendura.