Leku letër! Florian Marku si sheik, shkon me pushime në vendin luksoz (foto)

Florian Marku korri një fitore të suksseshme me K.O ndaj britanikut Chris Jenkins në datën 2 prill. Pas kësaj fitoreje tepër të rëndësishme, i cili Marku mbrojti titullin e kampionit, erdhi një deklaratë nga ana e tij se do të bënte maksimumin që ndeshja e tij e radhës të ishte në Tiranë.

Thuhet se dëshira e Markut për të patur kundërshtar është, Amir Khan, i cili është një boksier profesionist e një nga më të mirët për peshat e tij, ku mbanë mbi dorezat e tij të boksit, 40 ndeshje në total, ku 34 nga këto janë fitore.

Por Marku nuk e ka me ngut, pasi pas ndeshjes me britanikun, ka fluturuar për në Dubai bashkë me partneren dhe djalin e tij të vogël. Kampioni ynë i boksit është duke shijuar pushimet me familjen, ku duket në fotot e tija të postuara në rrjetin social Instagram.

Florianin mund ta shohim të veshur si sheik, një stil komplet tjetër nga se jemi mësuar ne ta shohim, duke konsumuar edhe shisha.

Florian Marku, i cili ka bërë debutimin në boksin profesionist vetëm në dhjetor të vitit 2018, po konsiderohet si njëri nga boksierët që sjell më së shumti të ardhura nga ndeshjet e tij, kjo edhe për faktin që e ka një komb të tërë mbrapa.

Sipas faqes së mirënjohur “PeopleAI”, Florian Marku thuhet se ka një pasuri prej 4.43 milionë dollarë. Nuk është aspak ëpr t’u habitur duke parë popullaritetin që gëzon dhe interesin shumë të madh kur ai ka ndeshje.