Lei Kraja zbulon anën e panjohur: Jam si çun, harroj të…

Sharmante, e hapur dhe e vërtetë. Lei Kraja është vajza që vjen nga një botë e hapur si Amerika, për t’u përshtatur me një realitet më kufizues si Shqipëria. Por ajo di të përshtatet me gjithçka, pasi përtej bukurisë origjinale, dominon natyra praktike e një “djali” pa komplekse.
Për punën e saj si prezantuese e emisioneve sportive dhe çfarë di për futbollistët përtej pyetjeve rreth fushës e golave, Lei zbulon detaje në këtë intervistë ndryshe për “Panorama Plus”.

Lei-Kraja-2

Pozat e tua sensuale prej një modeleje të vërtetë marrin shumë klikime në rrjetet sociale. E kategorizon veten te bukuritë klasike, apo moderne?

Sinqerisht t’ju them, unë marr më shumë feedback pozitiv dhe like në fotot që janë më të thjeshta, sesa ato profesionalet. Për sa i përket bukurisë sime, nuk e di nëse është klasike apo moderne. Por di që mundohem ta shfaq bukurinë nga brenda dhe jo të fokusohem tek e jashtmja. Unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në jetën time dhe mundohem që ato defektet që kam, thjesht t’i pranoj. Flokët nuk i kam të lyera. Pra, mundohem të jem sa më natyrale.

Ke shumë protagonizëm në botën e showbizit shqiptar. Ndien se të duan më shumë meshkujt, apo femrat?

Mmmm… besoj edhe nga meshkujt, edhe femrat.

Në botën e televizionit ke fituar epërsi si prezantuesja e sportit. Çfarë të duket e vështirë në profesionin e gazetares?

Për mua ka qenë gjuha shqipe gjithmonë, artikulimi dhe formulimi i frazave. Ajo ka qenë pengesa ime më e madhe. Dhe tashmë po ia marr dorën. Pastaj, të përshtatesh me kufijtë këtu në Shqipëri. Përgjigjet duhen mirëmenduar dhe pyetjet gjithashtu. Se pastaj mund të keqkuptohesh ose të sulmohesh. Domethënë, jashtë Shqipërisë mund të tregohesh më e hapur, kurse këtu duhet të kesh kujdes. S’ke ç’bën. Këtu jetoj, këtu zhvilloj karrierën dhe duhet të përshtatem me vendin.

Lei-Kraja-3

Për mendimin, tënd kush janë tifozët më të apasionuar shqiptarë VIP nga bota e politikës, biznesit e showbizz-it?

Kur bëhet fjalë për Kombëtaren tonë, jemi të gjithë të çmendur. Ajo zemra rreh njësoj, si për politikanin, VIPin dhe biznesmenin. Kuq e Zi forever! Duke shtuar verdheblunë e Kosovës!

Cila është pyetja që dëshiron t’ia bësh çdo futbollisti dhe pyetja që s’do guxoje t’ia bëje kurrë?

Pyetje jo, por këshilla po. Do t’u thoja të kenë kujdes me rrjetet sociale dhe përzjedhjen e individëve, me të cilët komunikojnë. Screenshot është i rrezikshëm dhe përdoret shumë shpesh. Pastaj, menaxhimi i parave. Një futbollist duhet të mendojë më tej karrierës dhe jo të harxhojë në blerje sipërfaqësore. Pastaj, ato pyetjet që nuk do guxoja t’u bëja kurrë, nuk po i shkruaj këtu (Qesh).

Me fitimet e një futbollisti në karrierë, mendon se po të ishe gruaja e tij do të bëje jetë luksoze?

Aaa, kjo pyetje lidhet me përgjigjen që dhashë më sipër. Gjithmonë kam thënë me veten se, nëse do të kisha një burrë futbollist, gjëja e parë që do të ndryshoja është harxhimi. Shikoj që shumë i shpërdorojnë paratë. Për mendimin tim, paratë duhen investuar. Dhe mendoj, jo për luksin, por për biznes. Një futbollist duhet të jetë shumë smart dhe të mendojë për afatgjatë. (Qesh) Po besoj, shpeshherë ka të bëjë edhe me femrën që ka në krah (shaka).

Lei-Kraja-4

Të ngacmojnë shumë djemtë dhe çfarë shikon fillimisht te një djalë para se të fillosh t’ia varësh? (Qesh) Ku janë këta?

Tallem. Fillimisht shikoj personalitetin dhe kiminë. Pastaj këmbënguljen, seriozitetin dhe sa i mban ato fjalët që t’i thotë që në fillim. Gjithashtu, sa komunikon me mua.

Ke provuar Amerikën dhe tani po provon Tiranën. Ekziston diçka thelbësore që vajzat këtu nuk e kanë fituar ende?

Vetëbesimin. Kërkojnë perfekten, ndërkohë që ajo nuk eksiston. Fokusohen tekpamja jashtme. Xhelozia pastaj, ekziston gjithandej, por këtu është pak më e theksuar. Jo vetëm vajzat, por në përgjithësi lakmojnë njëritjetrin, ndërkohë që ashtu humbet energjinë që mund ta përdorësh për produktivitet. Për mua, secili duhet të mendojë gjithmonë që nuk ka si unë dhe pikë. Dhe realisht nuk ka.

Çfarë rituali bukurie ndjek përditë?

Unë s’kam ritual bukurie, sepse jam si çun. (qesh) Harroj të vendos kremra, harroj të pi ujë. Flokët nuk i kreh kurrë në shtëpi, për shkak se jam shumë e pakujdesshme. Thjesht kremin hidratues kam pjesë të ritualit. Tani po kujtohem që përsëri kam harruar të vendos kremin e trupit.

PANORAMAPLUS.AL