Lei Kraja prova me fustane nusërie

Lei Krajën nuk e kishim parë të modelonte me fustane nusërie, der tani.

Me disa story të publikuara në profilin e saj u kuptua se surpriza e radhës nga moderatorja do lidhet ngushtë me nusërimin. Ajo është shfaqur e veshur me fustanet e Geraldina Sposa. Dhe meqë afër ka grimieren dhe një staf të plotë, duket që do jetë një nga imazhet e sallonit në sezonin e ri.

Lei ka modeluar shumë jashtë dhe brenda vendit, por kaq të bukur me nurin e nusërisë nuk e kishim parë./revistawho.com