Lei Kraja: Kam shumë dëshirë të prezantoj “Portokallinë”

Moderatorja bukuroshe, Lei Kraja ishte e ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”. Lei rrëfeu shumë nga jeta e saj, por foli edhe angazhimin si aktore në spektaklin “Portokalli”. Lei tha se nuk e gjeti veten te aktrimi, duke shprehur dëshirën për të qenë prezantuese e spektaklit.

“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten. Kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë. Audicioni erdhi, por pastaj u zgjodh Fjoralba që ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur”, tha Lei.

Pse u shkëpute, nuk e bënte dot Lei atë që i dhanë për detyrë?, e pyeti moderatori Flori Gjini Jo se nuk e bëja dot, por thjesht nuk ishte për mua. Do ishe rikthyer në Portokalli?

Nëse do kisha ndonjë rol tjetër do të isha kthyer, por jo në atë.

Do kishe dashur të prezantoje krah Salsanos dhe Fjoralbës?

Nëse më ofrohet si mundësi, do ta konsideroj, patjetër që po. Por, nuk varet nga unë.

Lei Kraja: Do doja të intervistoja Edi Ramën, sepse është…

Bukuroshja Lei Kraja rrëfeu për “Pushime On Top” se ka shumë dëshirë që një ditë të intervistojë kryeministrin Edi Rama. Moderatorja shtoi se është ‘pro-Rama’ edhe për faktin se ai është gaforre në horoskop.

Flori Gjini: Cilin politikan do doje të intervistoje?

Lei Kraja: Meqe Edi Rama është gaforre do doja ta intervistoja shumë.

Flori Gjini: Të pëlqen Edi Rama?

Lei Kraja: Po, është ‘nice’.

Flori Gjini: Cili mendon se është më sharmanti në politikë?

Lei Kraja: Më pëlqen si vishet Edi Rama, më pëlqen Edi Rama si politikan. Jam pro-Rama. Nuk e them kë votova, por më pëlqen. Votën e mbaj të fshehtë. “Nuk më pëlqen të dal me meshkuj më të vegjël”/

Kush është fubollisti më simpatik sipas Lei Krajës

Lei Kraja tha për emisionin “Pushime On Top” se nuk i pëlqen të dalë në takim me meshkuj më të vegjël se ajo në moshë. Gjithashtu, moderatorja zbuloi edhe emrin e futbollistit më simpatik.

Flori Gjini: Po nga fubolli, kush të duket më simpatiku?

Lei Kraja: Këtu në Shqipëri ka shumë. Nuk është se kam ndonjë specifik. Kumbulla më pëlqen, duke qenëse është dhe shkodran, edhe do bëhet një super yll, jam e sigurt. Më pëlqen më shumë Kumbulla. Edhe nga ana e pamjes është i mirë.

Flori Gjini: Po të kishte ftuar në një takim do ta kishe pranuar?

Lei Kraja: Është më i vogël se unë edhe unë nuk takohem me djem më të vegjël. Është simpatik.

Flori Gjini: Pse, nuk të pëlqejnë meshkujt më të vegjël?

Lei Kraja: Kurrë nuk kam dalë në takim me një djalë më të vogël. Nuk e di pse, nuk më ka qëlluar, nuk më ka rastisur, por më pëlqejnë djemtë që janë më të pjekur.

Lei Kraja prezanton për herë të parë djalin e zemrës

Moderatorja Lei Kraja është mjaft e rezervuar për sa i përket jetës private. Bukuroshja tha për “Pushime On Top” se është mjaft romantike dhe se “nuk është vetëm”.

Flori Gjini: Gjatë verës nuk ka ndonjë flirt?

Lei Kraja: Flirt kemi. Jam tip romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem, nëse jo, më mirë vetëm.

Flori Gjini: Kush e ka lënë vetëm Lein?

Lei Kraja: Vetëm? Kush tha që jam vetëm. Nuk mund të them që jam vetëm, nuk mund të them që jam single, sepse unë kam thënë që jetën private nuk e zbuloj. Por, kur të martohem do ta zbuloj tek ti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leila Kraja (@leikraja)

Flori Gjini: Me kë ke ardhur në Palasë?

Lei Kraja: Me vëllain kam ardhur. Unë jam shumë e sinqertë, siç e ke parë edhe në intervista. Bekimi është vëllai im i preferuar, mos ju ngelet hatri dy të tjerëve.

Pjesë e intervistës së Leit për “Pushime On Top” u bë edhe vëllai i saj, Bekimi. Ai tregoi me bindje se e motra është këmbëngulëse si natyrë dhe “e merr gjithmonë atë që do”.