Lei Kraja e thotë me fakte: Buzët e mia nuk janë “fake”
Lei Kraja është shprehur se nuk ka kryer asnjëherë ndërhyrje kirurgjikale.
Por disa prej fansave e kanë akuzuar se ka bërë buzët, por e mban të fshehtë.
Dhe për të “miliontën herë”, moderatorja e sportit sqaroi se janë buzët e saj dhe s’ka bërë operacion plastik për ti zmadhuar.
Ndërsa u kërkoi që të bëjnë kërkime në internet për të kuptuar dallimin midis buzëve të bëra dhe atyre reale.
“Për të miliontën herë, buzët e mia nuk janë të bëra, apo ndonjë gjë tjetër. Lexoni në internet ndryshimin midis buzëve të bëra dhe atyre reale, që të mos i komentoni më,”– shkroi Lei Kraja, krahas një foto ku dukeshin buzët e saj nga afër.
Për të vërtetuar fjalët e saj, moderatorja publikoi një foto kur ishte fëmijë me buzët e mëdha.
Ndërsa siguroi ndjekësit se nëse kryen ndërhyrje kirurgjikale, do e ndajë lajmin edhe me ata.
“Njëherë e përgjithmonë! Do ua tregoj nëse bëj ndërhyrje në fytyrë,”– përfundoi Lei Kraja.
/Panoramaplus.al