Lei Kraja çorodit Jugun me pozat seksi
Vitin e kaluar, moderatorja e sportit në Digitalb Leila Kraja e njohur si Lei u përfol si shqiptarja seksi që do të përfaqësonte vendin në “Miss America”. Por pak e dinë që Lei Kraja, vajza e lindur dhe rritur në Kaliforni, ka lënë Amerikën për karrierë televizive në Shqipëri. Ajo ka realizuar një set fotosh në plazhet e Jugut, ku bën përshtypje për shtatlartësinë dhe format perfekte. Lei vjen është kthyer në Shqipëri që pas garës “Miss America 2017” si përfaqësuese e Kalifornisë. Ajo nuk është rasti i vajzave që është futur rastësisht në modeling, pasi kur ishte 18 vjeçe, ajo realizoi disa sete fotografike dhe u bë pjesë e konkurseve të bukurisë. Ajo është diplomuar për biznes ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj e sheh në këtë fushë, por thotë se nuk heq dorë as nga modelingu, dhe ndaj pas eksperiencës 5- vjeçare, ajo e konsideron modelingun si punë të dytë. Duket se e ka gjetur shumë mirë veten deri tani televizionin ku punon, krah kolegëve dhe futbollistëve me të cilët bën të mundur lidhje direkte nga fushat e blerta. Lei ishte një nga prezantueset seksi që shoqëroi netët e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve të sportit me format e saj. Mediat e konsideruan prurje të re, që po konkurron fuqishëm prezantueset e tjera të emisioneve sportive në ekranet shqiptare. Po cilat janë sekretet që fshihen pas formave prej modeleje. “Gjëja e parë që konsumoj në mëngjes është uji me limon dhe mjaltë e shoqëruar me vitamina. Fatkeqësisht nuk kam orare të caktuar për të ngrënë për shkak të angazhimeve. Jo më kot lëviz shumë në peshë, por mëngjesin gjithmonë e ha. Konsumoj dy vakte, por ha shumë gjëra ndërmjet tyre. Nuk ka disa ushqime që i konsumoj më shumë. Unë ha me variacion dhe mendohem t’i përfshij të gjitha. Nuk besoj në dieta, për shkak se ndikon tek gjendja ime psikologjike dhe nuk funksionojnë kurrë”, tregon ajo sipas Panorama Plus. “Përsa i përket ushtrimeve, për konstruktin tim vlen vrapi dhe mundohem të paktën tre herë në javë të bëj vrap. Normalisht edhe të eci sa më shumë është e mundur”, është shprehur ajo.