Legjenda e kinematografisë shqiptare ka sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush i madhi Timo Flloko

Aktori, Timo Flloko, lindi 74 vjet më parë me 26 prill të vitit 1948 në Pejë. Timo Flloko është një nga personalitetet më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare dhe skenës teatrore.

Rolet e shumta në kinematografi dhe teatër, i kanë dhënë një vend të rëndësishëm në artin dhe kulturën shqiptare. Mbi 40 role në kinematografi, mund të numërohen, ku veçantia e personazheve të interpretuara e diferencojnë artistin.

Veç anës artistike dhe talentit të spikatur për aktrim, Timo Flloko është edhe një nga profesorët më të respektuar të Fakultetit të Artit Skenik.

Aktori i njohur Timo Flloko i ka falur ndër vite publikut shqiptar, emocione pafund të cilat janë vlerësuar dhe duartrokitur nga publiku.

Për disa vite emigroi ne Amerike dhe u rikthye ne Shqiperi ne vitin 2002, i angazhuar ne projekte artistike, filma etj. Ai konsiderohet si një nga aktorët më të mirë në historinë e kinematografisë sonë.

Disa nga rolet e tij ku spikati më shumë janë Fatosi te “Ngadhënjim mbi v dekjen”, Xhaviti te “Përse bie kjo daulle”, mësuesi Luan Sina te “Lulekuqe mbi mure”, Mato Gruda te “Njeriu me top”, Cerciz Topulli te “Liri a V dekje”, etj.