Ledri Vula sqaron njëherë e mirë marrëdhënien e tij me Faton Shoshin
Prej shumë kohësh, Ledri Vula ia kishte besuar karrierën menaxherit dhe mikut të tij Faton Shoshit, por në nëntor të vitit 2019 dyshja e ndërpreu bashkëpunimin.
I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Ledri sqaroi njëherë e mirë marrëdhënien e tyre.
Teksa theksoi se mes tyre janë ndërprerë vetëm raportet e punës, ai tha: “ Unë e kam vazhduar miqësinë me Fationin, por ai ka edhe portalin “Indeksonline” dhe është fokusuar të pjesa e medias”.
Më pas, teksa gazetarët u ndalën te bashkëpunimi i Ledri me Era Istrefin “Shumë pis”, ai tregoi edhe raportin me të. “Erën e kam shumë shoqe. Studio session kemi bërë shumë herë. Kemi bërë disa këngë, por ajo është më shumë e fokusuar jashtë. Kur të kthehet do vazhdojmë bashkëpunimet”, u shpreh reperi.
Kujtojmë se Faton Shoshi ka qenë menaxher i të artistëve, edhe i Era Istrefit. /News31