Ledri Vula sot në moshën e Krishtit, zbuloi si po feston!
Ledri Vula renditet ndër artistët më të mirë të tregut muzikor shqiptar, padyshim edhe ndër më simpatikët dhe i preferuari i vajzave. Sot reperi feston ditëlindjen dhe gjithë dita i kushtohet vetëm atij, jo më kot miqtë më të ngushtë, fansa dhe të afërm i kanë kushtuar fjalë dhe urime nga më të ndryshmet. Por ajo që na ka surprizuar është mosha e Ledrit, të cilën e zbuloi vetë ai me anë të një postimi në ‘Instagram’. “33”, shkroi ai krahas një fotoje dhe nuk arritëm të shmangnim habinë për këtë fakt, duke qenë se e dinim më të ri, ndërkohë që ai e bën vetën publike moshën, që njihet si osha e Krishtit. Reperi duket më i vogël në moshë dhe kjo vihet re shumë lehtë, shkruan Who. Ai vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer edhe pse vitet kalojnë dhe me siguri kështu do vazhdojë të jetë edhe më vonë. Kujtojmë se sukseset muzikore për Ledrin vetëm shtohen çdo ditë, ndërsa klipet e tij janë kthyer në hite menjëherë pas publikimit.