Ledri Vula sërish klip me Butën, skenat u xhiruan në SHBA

Është publikuar klipi i ri me titull “Merri merri”, projekti më i fundit nga reperi Ledri Vula në bashkëpunim me Butën. Reperat u bënë bashkë për të dytën herë pas atij me titull “Mbi re”, që pati shumë sukses në publik. Klipi për këtë këngë është xhiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sjell imazhe fantastike. Kujtojmë që menaxheri i tyre Faton Shoshi postoi disa foto në Instagram me djemtë në SHBA gjatë qëndrimit të tyre për xhirimet.Ata shiheshin duke shijuar luksin dhe jetën plot adrenalinë të SHBA-ve./Story.al/