Ledri Vula ishte ai që na solli 1 Janarin


Ledri Vula e ka pritur ndryshe Vitin e Ri 2018-të. Ndërkohë që ne trokisnim gotat duke i uruar njëri-tjetrit vit të mbarë, këngëtari nga Kosova në orën 00:01 publikoi këngën e tij më të re “1 Janari”. Promon e këtij fillimi ndryshe të Ledrit e bëri në Instagram dhe miku i tij Flori Mumajesi, i cili njoftoi këngën e re të 2018-ës, pikërisht natën e ndërrimit të viteve.