Ledri Vula harbohet në dasmë, kërcimit të çmendur i bashkohet dhe nëna e tij

Këngëtari mjaft i pëlqyer Ledri Vula ishte i ftuar në dasmën e miqve të tij të afërm, ku ka rënë në sy për show-n që u ofroi dasmorëve. Me kaçurrelat e rritura, pantallona serioze, këmishë të bardhë, jelek dhe një kravatë jeshile, ai u nuk u përmbajt në një kërcim vërtet të çmendur. Perfomancës së tij si një showman i vërtetë iu bashkuan edhe prindërit. Në videon e postuar nga vetë Ledri në Instagram, shihet duke kërcyer pranë tij, nëna Xheraldina, një figurë e njohur televizive në Prishtinë. /Story.al/