Ledri Vula gjen partnere Taynën, ç’po ndodh në prapaskenë mes tij dhe reperes së momentit
Pas publikimit të klipit “Aje”, Ledri Vula nuk gjeti vetëm një partnere skene si reperja Tayna, por mesa duket edhe një partnere jete.
Pas suksesit me këtë projekt të përbashkët muzikor të konsideruar një hit, fansat e shumtë të dy artistëve kanë filluar të dyshojnë për marrëdhënien e tyre në prapaskenë.
Kjo, pasi reperja Tayna, përmes një videoje në “Instagram” shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti shihej në një supermarket, ku duket se po kalonte kohë të mirë pranë njëri-tjetrit, që dëshmonte më shumë për marrëdhënien e tyre aktuale, pasi mund të kenë nisur një histori të re dashurie.
Gjatë këtij viti të dy artistët ishin shumë aktivë me hit-e dhe koncerte, për të krijuar brenda një kohe të shkurtër çiftin më të ri të showbizit. Një lloj konfirmimi e ka bërë edhe miku i tyre menaxher Robert Uaj, i cili uron Vitin e Ri 2019 me një foto me çiftin.
https://www.instagram.com/tayna/?utm_source=ig_embed&ig_mid=XB6FwgABAAFTwQJg7uQEsUuyhwjB
Pozën e shoqëron me një status dedikuar atyre, ndërsa shkruan: “Me dyshen që thyen rekorde në vitin 2018, Ledri Vula dhe Tayna. Do t’i thyejmë edhe disa rekorde së bashku në vitin 2019!”.
Kujtojmë faktin se Tayna, e cila doli këtë vit në skenë arriti të bëjë famë të shpejtë me hitet e saj, duke u shndërruar në reperen e momentit. Kurse, sa i përket Ledrit, ai vazhdon të jetë mjaft produktiv në muzikë, jo vetëm me këngët solo, por edhe me bashkëpunimet e shumta.
Edhe gjatë këtij viti, Vula ishte ndër reperët me më shumë hite dhe koncerte. Në këngët e tij me Taynën “Aje”, ata vendosën të krijojnë bashkë tekstin, secili pjesën e tij, duke i dhënë më shumë nga vetja duetit të tyre. Tayna sapo ka hyrë në tregun muzikor dhe arriti të fitojë famë me këngën “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenomen, ndërkohë që verën e kaluar u përfshi në një sherr publik me Fifin.
KUSH ËSHTË TAYNA, 21-VJEÇARJA QË BËRI PËR VETE LEDRIN
Ndërkohë që Ledri Vula nuk i ka pasur të pakta historitë me vajza të njohura e të panjohura, për Taynën dihet shumë pak nga jeta e saj private, pasi ajo ka vetëm një vit në muzikë. Por stili dhe suksesi i saj i menjëhershëm duket se ka bërë për vete Ledrin, i cili së fundi është përfolur për lidhjen me një vajzë të panjohur që quhet Sara.
Tayna është nga Kosova dhe këndon muzikë Pop R&B. Tashmë tregu shqiptar i muzikës është pasuruar edhe me një artiste, bëhet fjalë për një këngëtare HipHop/R&B, e cila flitet se imiton për mrekulli Eminemin.
Ajo quhet Doruntina Shala dhe vjen nga Prizreni. Ajo bëri përshtypje, pasi deputoi këngën e Beyonce “Ring the Alarm” dhe “The Worst” të Jhene Aiko. Në tregun e muzikës që nga viti 2017, Doruntina njihet me emrin Tayna. Më datë 16 dhjetor 2017, Tayna publikoi videoklipin “Thirri Krejt Shoqet / Ëild Thoughts (Mashup)”. Më datë 1 qershor 2018, publikoi pikërisht videoklipin “Columbiana”, në bashkëpunim me Don Phenom. Më datë 30 qershor 2018, ajo nxori videoklipin “Shqipe” me muzikë të Cricket dhe tekst të shkruar nga vetë ajo, shkruan Panorama Plus. Më datë 18 gusht 2018, Tayna publikon videoklipin “Fake”. Muzika e këngës u punua po ashtu nga Cricket, teksti u shkrua nga Tayna, ndërsa për orkestrimin u kujdes Avaxus. Tayna është komentuar shumë për operacionet plastike, ndërkohë që presim të shohim se si do të vazhdojë këtë vit bashkëpunimi dhe afrimiteti i saj me një nga djemtë më seksi të muzikës, Ledri Vulën.