Ledri Vula flet për martesën në festën e 30 vjetorit

Reperi Ledi Vula ka festuar këtë javë ditëlindjen e tij të 30-të, në një festë të harshme me miqtë. Party u organizua nga familja e këngëtarit, dhe e gjithë shoqëria e tij ndërsa momentet e kësaj ditëlindje u xhiruan edhe nga Televizioni 21 në Kosovë, të ftuar të kësaj mbrëmjeje. Nuk kanë munguar miqtë më të mirë të Ledri, të cilët kanë bërë maksimumin që ta bëjnë këtë festë sa më të gjallë.Edhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguer pyetjet nga gazetarët për Ledrin, një ndër të të cilat ishte “Kur do të martohesh?”. Edhe pse është duke shijuar suksese të njëpasnjëshme në muzikë, dhe ndihet i lumtur në jetën private ai ka theksuar se është i fokusuar në karrierë, ndaj martesa nuk është një plan i afërt.