Ledri Vula flet për marrëdhënien me Sarën pas ndarjes: “Jemi shokë akoma”

Këngëtari Ledri Vula ka folur në “E diell” lidhur me raportin që ka ndërtuar me ish-partneren e tij, Sara Hoxha, pas ndarjes.

Ai ka theksuar se dyshja janë shokë dhe kjo për shkak të vajzës se tyre, Poem Blu.

“Jemi shokë akoma me Sarën, çdo gjë e bëjmë për Poin. Nuk e kemi menduar si erdhën gjërat.”

Po ashtu, ai shtoi se lidhja me Sarën ka qenë një histori shumë e bukur, por ndarja erdhi në mënyrë të pashpjegueshme.

“Ndodhin senet (gjërat), jeta. Nuk jam as i pari dhe as i fundit. Me rëndësi është si e vazhdon,” shtoi ai.

Disa ditë më parë, Ledri dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, u shfaqën së fundmi nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Në prezencën e vajzës së tyre, Poem Blu, dyshja shtrënguan duart, momenti i cili është fotografuar dhe bëri “xhiron e rrjetit”.

Shkak për këtë ritakim mes tyre, i cili dukej mjaft miqësor, ishte ditëlindja e Poem. Ledri u shfaq me një arush të madh të bardhë që duket të jetë dhurata për vogëlushen.

Më 14 dhjetor, Poem Blu mbushi 4-vjeç dhe Ledri, sikundër dhe Sara e uruan përmes postimeve në rrjete sociale.

Krahas fotove me Poem, Ledri shkruajti:

“Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Ledri dhe Sara i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas disa vitesh së bashku, ndërsa asnjëri nuk ka treguar arsyen konkrete të ndarjes.

Megjithatë, gjatë intervistës me Arbana Osmanin, në emisionin “Mirëmbrëma yje”, këngëtari theksoi se, nëse Sara nuk do ishte kthyer në një personazh publik, marrëdhënia e tyre mbase s’do kishte përfunduar.

Ndonëse dyshja i ka dhënë fund kësaj historie dashurie, duket se ruajnë raporte të mira dhe respekt të ndërsjelltë për shkak të vajzës së tyre.

Anabelmagazine