Ledri Vula dhe Sara Hoxha zgjodhën emrin Poem Blu për vajzën e tyre, por ç’kuptim ka ai?
Reperi, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, zgjodhën që ta pagëzonin vajzën që erdhi në jetë tre ditë më parë me emrin Poem Blu Vula.
Një pjesë e ndjekësve u bënë kuriozë të dinin kuptimin e këtij emri të veçantë.
Poem është një emër unik për vajza që nuk përdoret gjerësisht. Siç e dimë, poema është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike.
Gjithashtu, Poem ka kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban.
Blu, ndryshe njihet edhe si “gift from god“, dhuratë nga Zoti.
Është gjithashtu një emër kreativ, i cili nuk përdoret gjerësisht. Forma më e shpeshtë e këtij emri te vajzat është Blue, që zakonisht është paraprijës i një emri tjetër.
Blu përdoret në disa gjuhë të botës në variante të ndryshme si Blue ose Bleu.
Shumë prindër të njohur madje, e kanë zgjedhur si emër për fëmijët e tyre për të shoqëruar emra të tjerë të veçantë.
Blu është edhe ngjyra e preferuar e shumë njerëzve, duke qenë edhe ngjyra e natyrës, ujit dhe qiellit.