Ledri Vula dhe Sara Hoxha prindër për herë të parë?

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë këtyre ditëve pas projekteve të ndryshme të publikuara nga reperi, por dhe dedikimet mjaft romantike për të dashurën e tij.

Pas gjithë këtyre momenteve, lajmi që ka bërë xhiron e rrjetit është ai se Sara është në muajt e parë të shtatzënisë me reperin e njohur. Sipas lajmeve që kanë qarkulluar në mediat ‘online’ dhe nga miqtë e çiftit, thuhet se dyshja janë në pritje të një vajze.

Gjithë spekulimet i ka konfirmuar edhe një postim i Hoxhës në ‘Instastory’, e cila duket me barkun e rrumbullakosur.

Nuk dihet ende nëse dyshja do ta bëjë publik lajmin e ëmbël megjithatë fansat janë duke pritur konfirmimin me shumë kureshtje.

revistawho.com