
Ledri Vula del hapur, ja kush është e dashura sekrete
Reperi i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula është përfolur shpesh në media për marrëdhëniet e tij me femrat. Madje së fundmi po aludohet shumë për partneren e re që ka në krah, të cilën ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut.
Por tashmë të gjitha thashethemet kanë marrë fund. Mbrëmjen e djeshme Ledri është shfaqur publikisht krah një femre në ditëlindjen e mikut të tij, këngëtarit Ermal Fejzullahu.
Thuhet se vajza në fjalë është mbesa e Telat Agollit, kampionatit të peshëngritjeve. Ajo quhet Sara dhe jeton në Gjermani. Lidhja e tyre ka nisur vitin e kaluar, dhe mesa duket çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e mediave, shkruan Panorama Plus.