Ledri Vula, a nuk duket kaq ‘cool’ me karrocën e vajzës (dhe Sarën sigurisht)?

Sara dhe Ledri duket se kanë nisur t’i shijojnë shëtitjet e para me Poem Blu.

Këtë detaj e ka treguar vetë Hoxha në një postim të orëve të para të mëngjesit, ku duket se i është kthyer edhe njëherë momenteve me Poem dhe ka zgjedhur këtë si më të bukurin për ta ndarë edhe me ndjekësit virtualë.

Në foto Sara dhe Ledri duken të dy të veshur me të zeza, ndërsa reperi është ai që ka marrë drejtimin e karrocës, mjaft i qeshur.

Epo nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasi Ledri ka treguar se e ka pritur me padurim momentin kur do të mund të shihte sytë e më të voglës së tij, e cila erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë.

revistawho.com