Ledri ka një arsye pse do t’i ngjajë të atit dhe i japim të drejtë

Babai i Ledri Vulës, Agroni feston sot ditëlindje e me këtë rast, reperi e ka uruar publikisht. Ledri ka postuar një foto të tyre bashkë dhe zbulon edhe një dëshirë: të qëndrojë i ri si i ati.

“Gëzuar ditëlindjen Agron Vula! Baba i babave, njeriu shkon duke u plakur, ti shkon duke u bërë më i ri. Ishalla të kam ngjarë ty dhe këtu. Të dua”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë që prej më shumë se një viti edhe Ledri po shijon ndjesinë e të qenurit baba pas ardhjes në jetë të Poem Blu-së.