Ledri ishte në Tiranë, por mungoi në daljen e parë të Sarës në skenë! Ja cila është arsyeja!
Një natë më parë nisi rrugëtimin “Dancing with the stars Albania”.
Mes 14 konkurrentëve është edhe Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës. Në mbrëmje u vu re prania e të afërmve të Ledrit, por jo e vetë atij. Sara e ka sqaruar këtë pjesë duke thënë se ishin emocione të mëdha ato që po përjetonte, ndaj prania e Ledrit më skenë do ta shtonte dozën.
“Për ata që janë bërë merak pse Ledri nuk ka qenë dje në shfaqje. Ledri ishte në Tiranë por nuk erdhi te shfaqja sepse unë nuk kisha shumë qejf dhe kisha shumë emocione. Nuk kisha më ku t’i çoja emocionet dhe nuk kisha nevojë për emocione akoma më të mëdha”, ka thënë Sara në një “Instastory”.