
Ledri fton Sarën për kafe, por e prish muhabetin
Ledri dhe Sara vendosën sot të dilnin për kafe, pas një kohe të gjatë që të gjithë përkushtimin e kanë përqëndruar tek e vogla e tyre, Poem Blu.
Siç tregon Sara, partneri e ftoi të pinë një kafe dhe i tha se do të bëjnë qejf, por në fakt nuk ndodhi kështu.
Ledri bëri atë që kanë inat të gjithë vajzat, qëndroi në telefon gjithë kohës, aq sa Sara u mërzit dhe e tregoi publikisht. “Hajde dalim për kafe tha, do bëjmë qejf tha”-shkruan Sara duke filmuar Ledrin teksa shkruan ose loz në telefon.
Epo vajzat e kuptojnë më së miri Sarën.