Ledri dhe Sara tani janë çift TikTok-u, por reperit i pëlqen të luajë më shumë se ç’duhet

E mbani mend kur duhet të shihnim me kujdes foto ose videot në Instagram-in e Ledrit apo Sara Hoxhës, për të kapur ndonjë detaj që tregonte se ishin bashkë.

Ato ditë kanë mbaruar sepse tani që lidhja tyre është “zyrtare”, i shohim gjithandej bashkë.

E gjitha nisi kur reperi postoi foton që mezi prisnin të gjithë pak javë më parë.

Ndërkohë para pak ditësh ai ndau një tjetër moment nga romanca e tyre, me plot puthje e përqafime.

Tani Sara ka ndarë një video të tyre bashkë, por në TikTok. “Mesazhi” i videos është që Ledri ka qejf më shumë se ç’duhet të luajë dhe Sara di si ta “trashë zërin” kur duhet.

Mesa duket Ledri dhe Sara përveçse një nga çiftet më të dashur të Instagram-it, tani është dhe çift TikTok-u, kështu që bëhuni gati për më shumë video si këto. Ne jemi këtu duke i pritur.

https://www.tiktok.com/@sarahoxha19/video/6822621965866618117?referer_url=https%3A%2F%2Fnews31.al%2F&referer_video_id=6822621965866618117

News31.al