Ledjana largohet nga “Përputhen”, Mevlani akoma s’di gjë

Ledjana ka vendosur të largohet nga “Përputhen” dhe vendimin e ka bëtë publik para puntatës së sotme. Kështu emisioni sotëm nisi pa Ledjanën dhe Mevlani u shpreh i habitur për mosprezencën e saj në studio.

“Nuk e di, pse ajo s’duhet të vijë e të lejë të vetmuar sot në studio. Nëse ka diçka le ta thotë publikisht, nuk mbaj njeri me zor nëse nuk më do, është shumë e thjeshtë. Nëse ato ndjenja nuk janë të sinqerta le të vijë ta thotë. Në momentin që ke ardhur në një emision dashurie ka puthje ka përqafime dhe do ndikohemi nga prindërit që e kanë pranuar që do të vijmë në këtë emision. Nuk besoj që ka lidhje me familjen se ajo ka pozuar foto me bikini në vaskë. Nëse do të kishte sinqeritet nuk do të kishim ardhur në këtë pikë”-tha Mevlani.

Ndërkohë para puntatës së sotme Ledjana deklaroi:

“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka, kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”.