Ledjana ka mbyllur gjithçka me Mevlanin, por me Antonelën jo! I dërgon mesazh ‘live’ në emision

Antonela, Ledjana dhe Mevlani u kthyen në treshen më të komentuar në Shqipëri, gjatë pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Që prej ardhjes së Antonelës, e cila gjithashtu shfaqi si Ledjana pëlqim për Mevlanin, vajzat duket se nisën të “luftonin” për një djalë! Më vonë, Antonela u tërhoq dhe Mevlani me Ledjanën vazhduan njohjen, që mbaroi shumë shpejt, edhe pse dolën bashkë nga programi.

Por si i ka Ledjana marëdhëniet me dy ish-konkurrentët sot? Gjatë një loje me dënime të quajtur “Ruleta e celularit” në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ajo ishte e ftuar, iu kërkua të kontaktonte Mevlanin dhe t’i kërkonte një takim. Por ajo tha se i ka bërë “bllok” dhe për më tepër që nuk kanë më kontakt me njëri-tjetrin, dhe ka theksuar se nuk do të donte ta takonte. Edhe kur Tea i tha e kam unë numrin e telefonit, ajo tha: “Ai mund të jetë duke e ndjekur emisionin, Mevlan nuk dua asnjë kafe me ty”. Më tej Ledjana ka rrëfyer se Mevlani pasi janë ndarë bashkë ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj.

Një tjetër dënim ishte që t’i dërgonte një mesazh Antonelës, mirëpo Ledjana zbuloi se edhe asaj i kishte bërë “bllok”, por tha që do t’i shkruante tek “Instagram”-i që Antonela përdor për punën, pasi do ta lexojë edhe aty.

“Antonelës do t’i shkruaj te “Instagram”-i që përdor për punë, pasi edhe asaj i kam bërë bllok. Te një intervistë ajo kishte thënë se mbase do të më bënte shoqe, më doli në TikTok ai fragmenti”, tha Prenga. Ndërkohë në mesazh ajo i shkroi: “Çkemi, si je? Jam Ledjana. Pashë një intervistë tënden ku thoshe se mund të ishim shoqe. Kur të jemi ndonjëherë përballë mund të takohemi e sqarohemi. Të uroj shumë suksese në punën tënde”.

Pra, duket se gjithçka është lënë pas, bashkë me “Për’puthen”, dhe secili ka vazhduar rrugën dhe angazhimet e veta.

/News31