Ledjana dhe Mevlani u deklaruan çift, Eri kërcënon se do nxjerrë informacione

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Ledjana dhe Mevlani deklaruan se janë vetëm për njëri-tjetrin në emision duke u bërë kështu çift. Mirëpo jo të gjithë e uruan çiftin për këtë vendim të tyrin. E para ishte Antonela, e cila i krahasoi me Tean dhe Andin, duke aluduar se Ledjana dhe Mevlani po mashtrojnë për klikime. Pas saj, edhe ish-konkurrenti, Eri ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione.

Eri ka publikuar një deklaratë të pak kohëve më parë ku kishte paralajmëruar se për dy javë do dalin çift dhe shkruan se së shpejti do të nxjerrë informacione të tjera.

“Prisni gjëra të tjera që kam thënë se do dalin të gjitha, nuk ka shans kush të tallet me publikun”-shkruan Eri.