
Ledjana dhe Mevlani dedikime njëri-tjetrit në makinë, publikojnë videon
Vetëm pak momente më parë, Mevlan Shaba në bashkëpunim me konkurrentin tjetër të “Për’puthen” Julian Lalën, kanë publikuar në Youtube këngën e tyre të parë me videoklip “Dashnia”. 33 vjeçari nga Kavaja ka gjetur mënyrën më të bukur për ta festuar lançimin e saj, me Ledjanën në krahë!
Dy konkurrentët kanë publikuar një video në Instastory ku shfaqen në makinë pranë njëri-tjetrit, e ndërkohë këndojnë këngën e re në formë dedikimi për ta. Mevlani dhe Ledjana duken më të lumtur se kurrë në postim, pavarësisht “telenovelave” në Për’puthen.
Kujtojmë se dyshja u deklarua për njëri-tjetrin pak ditë më parë në program, e më në fund personazhi më i vjetër i emisionit të dashurisë, Mevlani, bëri zgjedhjen e tij pas 8 muajsh.